Video
Kishte ngrënë 600 gozhdë, mjekët befasojnë duke ia nxjerrë nga stomaku 48-vjeçarit
Kishte ngrënë 600 gozhdë, mjekët befasojnë duke ia nxjerrë nga stomaku 48-vjeçaritD. Cani
Kuriozitete
Rreth 600 gozhdë të hekurta kishte ngrënë një 48-vjeçar nga India. Kirurgët kanë mahnitur duke ia hequr ato me një kujdes të madh.
Pradip Kumar Dhali kishte filluar të ankohej për dhimbjen e barkut rreth dy muaj më parë.
Të shqetësuar, familjarët e tij u konsultuan me mjekët dhe teksa i realizuan një skaner, rezultoi se ai kishte një grumbull gozhdësh në trup.
48-vjeçari e kishte për zakon që të hante sende nga më të ndryshmet.
Ndërkohë, mjekët janë shprehur:
Ne kemi vendosur të veprojmë në të, ishte e rrezikshme pasi stomaku i tij ishte bërë anormalisht i madh dhe ishte i mbushur plot me gozhda, por për fat të mirë nuk e kishte shpuar stomakun. Ne pjesërisht ia kemi prerë barkun dhe përdorëm një magnet për t'ja nxjerrë gozhdat një nga një. Kishte më shumë se 600 brenda, dhe të gjitha u nxorën jashtë”.
JOQ.al