Connect with us

Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht pasi gurët e mermerit i shkrumbuan makinën

Video

Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht pasi gurët e mermerit i shkrumbuan makinën

Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht pasi gurët e mermerit i shkrumbuan makinënF. Tenolli

Lajme

Është mësuar se 24-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në Lushnje pasi një masë gurësh mermerë i zuri poshtë makinën, quhet Erinolda Isufaj.

Ajo gjendej në sediljen e parë të pasagjerit ndërkohë që automjeti drejtohet nga i fejuari i saj dhe pas ishin ulur prindërit e të resë.

Familja ishte nisur për fundjavë në Jug të vendit, por udhëtimi përfundoi në tragjedi.

Guri mermer ka rrëshqitur nga kamioni në autostradën e Lushnjës pranë fshatit Çiflig, duke zënë poshtë automjetin.

Panorama raporton, se gjithashtu kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit tip “Pezho”, 29-vjeçari Mariko Idrizi, i cili ishte i fejuari i saj, si dhe shtetasit Shkëlqim dhe Vitori Isufaj, prindërit e vajzës, që ndodheshin në sediljen e pasme. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:45. Sipas të dhënave, mjetet ishin duke ecur, por jo me shumë shpejtësi, për shkak të motit me reshje shiu, i cili e kishte bërë rrugën të rrëshqitshme.

Mjeti i tipit kamion, me targa AA 667 MP, me drejtues shtetasin B.P., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, ishte duke transportuar gurë mermeri. Frenimi i tij i papritur ka bërë që guri të rrëshqasë, duke shpërthyer lidhjet e litarëve dhe ka rënë mbi autoveturën tip “Pezho” me targë AA 862 SF, që drejtohej nga 29- vjeçari. Mësohet se në rrugë kishte shumë qarkullim dhe mjetet ishin afër e afër me njëri-tjetrin. Rreth 2 metra dyshohet të ketë qenë afër “Pezhoja” mbi të cilën ra guri i përmasave afërsisht 3 metra i gjatë, i papërpunuar dhe me forma të çrregullta. Guri ka rënë mbi vajzën pasagjere, e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Kjo ngjarje mund të kishte shkaktuar një tragjedi me më shumë jetë të humbura”, u shpreh një dëshmitar i ngjarjes. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi për në spital të plagosurit, ndërsa këqyri edhe vendin e ngjarjes.

Edhe pse ende nuk është dhënë një variant i shkakut paraprakisht, dyshohet pakujdesia e kamionit ajo që shkaktoi aksidentin. Si pasojë, vajza e familjes Isufaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

I fejuari dhe prindërit e saj janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjës ku u është dhënë ndihma e parë. Sipas bluzave të bardha, fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka qenë në rrezik për jetën. Për nxjerrjen e tyre nga mjeti është dashur të ndërhyjnë edhe forcat zjarrfikëse.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top