Video
Kjo është arsyeja pse Basha nuk e sulmon asnjëherë Veliajn
Kjo është arsyeja pse Basha nuk e sulmon asnjëherë VeliajnL. Çela
Lajme
E keni vënë re që prej disa kohësh Partia Demokratike nuk po e sulmon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj?
Kjo heshtje diçka tregon dhe misteret e saj pretendon t’i zbulojë “Citynews”.
Siç është raportuar në medie, plani urbanistik i miratuar nga Veliaj para disa muajsh ka qenë shumë i ngjashëm me atë të Lulzim Bashës, por me disa “shtojca” të tjera në ndërtimin e pallatave për klientë të Veliajt dhe Bashës.
Atëherë u dha sinjali i parë i lidhjes së tyre. Basha më pas e ndihmoi akoma më shumë Veliajn duke sulmuar Saimir Tahirin, rivalin më të madh të kryebashkiakut për kreun e Partisë Socialiste.
Përfundimi është i thjeshtë: Basha dhe Veliaj ndërtojnë bashkë në Tiranë.
Kur merr parasysh faktin se shumica e këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës janë kundër Bashës, nuk ke pse pretendon që reagimet e tyre tek-tuk kundër Veliajt të kenë ndonjë forcë. Ata janë të vetëdijshëm për pazaret e kryetarit të tyre.
Basha e harroi gjakun e Ardit Gjoklajt. Atë e lau me pazaret me Veliajn dhe planin urbanistik të Tiranës, ku është zhytur ai dhe familjarë të tij, përfundon “Citynews”.
JOQ.al