Connect with us

Kjo është kompania e “preferuar” e lali Erit, e cila fiton tendera pa garë

Video

Kjo është kompania e “preferuar” e lali Erit, e cila fiton tendera pa garë

Kjo është kompania e "preferuar" e lali Erit, e cila fiton tendera pa garëF. Tenolli

Lajme

Skandalet që dalin nga Bashkia e Tirannës thellohen akoma dhe më shumë me investigimin e fundit, ku tregohen se janë konstatuar disa shkelje, pasi lali Eri ka “të preferuar” kur vjen puna tek tenderat.

Tpz.al raporton se ka siguruar disa dokumente që nxjerrin në pah shkeljet e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ka hapur garë për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë).

Zyrtarët e bashkisë kanë negociuar direkt me firmën Fusha Sh.p.k, një kompani “e preferuar” e Erion Veliajt.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi as njoftimet e shpalljes së dy tenderave, nuk janë publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, një detyrim ligjor ky për të qenë transparentë për fondet publike. Kjo rrëzon përtokë edhe çmimin fals të fituar nga Bashkia e Tiranës, ku vlerësohej për transparencë ndaj publiku.

Për tu rikthyer tek problemi, Tpz.al investigoi disa procedura prokurimi, të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për dy tendera të lidhura si kontrata në muajin korrik të këtij viti, me negocim të drejtë për drejtë (pa garë) me kompaninë Fusha Sh.p.k.

Pastrimi i Tiranës

Pak javë më parë, në një nga buletinët e Agjencisë së Prokurimit Publik, u publikua edhe fituesi i tenderit për pastrimin e qytetit të Tiranës (një nga lotet). Sipas dokumentit të siguruar nga Tpz.al, Bashkia e Tiranës kishte realizuar procedurën e prokurimit “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Objekti i prokurimit ishte pastrimi i pjesës perëndimore numër 2 të qytetit të Tiranës”, ku vlera totale e kontratës, duke përfshirë lotët, opsionet dhe nën kontraktimin, shkonte në 33.026.076 lekë me TVSH.

Bashkia njoftonte se lidhi kontratë me firmën Fusha Sh.p.k, me adresë në Sauk, Tiranë. Në dokument thuhet se në e rastin e përdorimit të procedurës së prokurimit “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontrates”, firma duhet të plotësojë edhe disa të dhëna.

Megjithatë, kjo procedurë, pra negocim pa shpallje, sipas ligjit të prokurimit, bëhet në disa raste tepër të veçanta ose emergjente, kur ka zjarre apo tërmete. Fatmirësisht, në Tiranë, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur as zjarre (në qendrat e banuara) apo edhe tërmete, për shpejtuar një tender të tillë.

Ura e Menikut

Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi, ku nuk është bërë garë, por i janë dhënë lekët “kesh” firmës së preferuar të Bashkisë. Sipas të dhënave, në javët e fundit, Bashkia e Tiranës hapi sërish procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës për tenderin “Ndërtimi i këmbëve të Urës Menik mbi lumin Erzen”. Vlera totale e përfundimit të kontratës është 15,405, 521 lekë me TVSH. Përfituesi është sërish firma Fusha Sh.p.k. Pra, edhe kësaj herë, nuk është bërë tender, por vetëm është negociuar çmimi!

“Klientët” e z.Veliaj

Fusha Sh.p.k, është kompani e vjetër në fushën e ndërtimit, megjithatë me fitoren e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ajo pësoi një rritje të ndjeshme ekonomike, falë tenderave publik. Të dhënat e siguruara nga Tpz.al, nga thesari i Shtetit, bëjnë me dije se Fusha Sh.p.k, ka 3-fishuar punën përgjatë viteve 2015-2017, në krahasim me vitet e 3 vitet shkuara.

Pagesat nga Thesari i Shtetit për Fusha Sh.p.k:

Viti 2012 – 2013

1,268,240,289.00 lekë

Viti 2014

1,216,813,613.00 lekë

Viti 2015-2017

3,801,503,582.00 lekë

Përgjatë 2 viteve të fundit, Fusha Sh.p.k arriti të fitojë të 3 tenderat për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, me vlerë totale 12.6 milionë euro. Ndryshe nga tenderat e publikuar sot, për sheshin e kryeqytetit u zhvillua një garë, por “mungonin” konkurrentët përballë Fusha Sh.p.k.

Fusha Sh.p.k rezulton fituese edhe një sërë tenderash nga qeveria qendrore, mes tyre edhe Rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, dy tunele të mëdha nëntokësore në Durrës dhe kulmon me koncesionin super të majmë të fituar para pak ditësh, atë të hidrocentralit të Kalivaçit, me vlerë 125 milion euro. Kjo e fundit i 15-fishon të ardhurat nga punët publike, të Fusha Sh.p.k, në 3 vitet e fundit.

Fusha Sh.p.k është në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha (në foton kryesore), i cili është edhe i afërm i kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha.

Tenderi- "qoka" apo miqësia?

Media në datën 24 dhjetor të vitit 2016 publikoi lajmin e një dreke të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, me prokurorin e kryeqytetit Petrit Fusha. Një lajm që u shpërnda në shumë media dhe Veliaj e justifikoi me miqësinë e tij me prokurorin e Tiranës.

Një drekë mes dy zyrtarësh do të ishte krejt normale dhe nuk do të kishte asnjë lajm apo reagim në rast se Petrit Fusha nuk do të kishte nën hetim kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për katër apo më shumë çështje, të cilat flenë në zyrën e Fushës dhe vartësve të tij.

Sot po sjellim një fakt tjetër që thellon më tej skandalin e Veliajt me kryeprokurorin e Tiranës.

10 milionë dollarë për firmën “Fusha”

Firma “Fusha” është subjekti që ka “fituar” ndërtimin e sheshit “Skënderbej” në vlerën 8.5 milionë dollarë në datën 27 dhjetor në vitin 2016. Një tender tjetër që është fituar nga firma “Fusha” rezulton në 17 tetor të vitit të kaluar dhe kap vlerën 1.5 milionë dollarë. Pra, të dy tenderat e fituar nga firma “Fusha” llogariten rreth 10 milionë dollarë.

Tenderi i fundit për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” është çelur në datën 5 dhjetor 2016 dhe është mbyllur, pra shpallur fituesi në datën 27 dhjetor 2016, tre ditë pas publikimit të fotove nga Citynews.

Shpallja e këtij tenderi është bërë publike në buletinin e fundit të Prokurimeve Publike.

Firma “Fusha” rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Shkëlqim Fusha, i cili është njeriu i afërt i Prokurorit të Tiranës Petrit Fusha.

Tenderi është vulosur pikërisht në datën 27 dhjetor të vitit 2016, tre ditë pas takimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me prokurorin e Tiranës Petrit Fusha.

Sipas fotove të publikuara, rezulton se prokurori i Tiranës Petrit Fusha, është takuar me Erion Veliajn tre ditë përpara shpalljes së fituesit të tenderit në një lokal në kryeqytet ku kanë drekuar gjatë së bashku. Fituesi i tenderit për Sheshin “Skënderbej” është shpallur në datën 27 dhjetor, fituesi është firma “Fusha” dhe pronari i kësaj firme është Shkëlqim Fusha.

Veliaj pretendon se ka drekuar me një ‘mik’ siç është kryeprokurori i Tiranës, por ky ‘mik’ rezulton se është personi që po heton të paktën katër raste të kryebashkiakut dhe ky ‘mik’ rezulton të jetë i afert i pronarit të firmës që figuron se ka fituar tenderin.

Dreka Veliaj-Fusha?

Dreka mund të ketë qenë për Ardit Gjoklaj, për hetimet e Veliajt, por dreka mund të ketë qenë edhe për 10 milionët dollarët e fituara nga firma “Fusha”.

Veliaj e quan prokurorin e Tiranës që ka në dorë dosjet e tij hetimore mik dhe askush nuk mund të thotë se Veliaj nuk i shpërblen miqtë. Dreka e Erion Veliajt me Petrit Fushën është për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe hetimet e prokurorisë apo drekë me një mik për 10 milionë dollarët e tenderit të shpallur pak ditë më vonë? Mikun e kemi të konfirmuar nga Veliaj publikisht, 10 milionë dollarët dhe dosjet hetimore janë pikërisht në duart e “mikut” që është Petrit Fusha kryeprokurori i Tiranës,

Shkëlqim Fusha/ Erion Veliaj

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top