Video
Klubi serb njofton tifozët: Kjo është arsyeja pse nuk do shkojmë në “Elbasan Arena”
Klubi serb njofton tifozët: Kjo është arsyeja pse nuk do shkojmë në "Elbasan Arena"K. Demiraj
Sport
Tifozët e Partizan Beogradit nuk do të jenë në "Elbasan Arena" ditën e enjte kur ekipi i tyre do ndeshjet me Skënderbeun në Europa League. Kjo për arsye sigurie pasi kanë bashkëpunuar me UEFA-n dhe klubin korçar.
Ky është njoftimi i tyre në faqen zyrtare:
“Të dashur tifozë të Partizanit. Ne do të dëshironim t’ju informonim se në bashkëpunim me strukturat e sigurisë të UEFA-s, ashtu si edhe me klubet e Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, është vendosur që tifozët udhëtues të mos ndjekin ndeshjet në Beograd, Elbasan dhe Kiev.
Ky vendim u mor në bazë të vlerësimit të sigurisë nga organet përkatëse të cilat e shohin këtë ndeshje në grupin e atyre me rrezikshmëri të lartë. Ndaj si rrjedhojë e këtij vendimi, ne i informojmë tifozët tanë se FK Partizan nuk nuk do të shpërndajë bileta për sektorin e tifozerisë mike në stadiumet e Kievit dhe Elbasanit.
Ne u kërkojmë gjithashtu edhe të gjithë tifozëve tanë që të mos përpiqen që të blejnë në mënyrë individuale biletat për këto ndeshje pasi ata mund të dëmtojnë më shumë klubin e Partizanit. Kjo, duke ju kujtuar që vuajmë një dënim të pezulluar për momentin, që do të thotë se çdo incident në vijim mund të na kushtojë shumë, potencialisht edhe përjashtimin nga aktivitetet europiane”, shkruhej në njoftimin e klubit të Partizanit të Beogradit.
JOQ.al