Video
Kokainë të klasit A me vlerë 4 mln paund, këta janë “boss-at” shqiptarë që e pësuan keq
Kokainë të klasit A me vlerë 4 mln paund, këta janë "boss-at" shqiptarë që e pësuan keqF. Tenolli
Lajme
Një bandë shpërndarësish droge e përbërë nga 4 shqiptarë është dënuar me 25 vite burg gjithsej.
Në pranga kanë rënë Nuri Muçmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela.
Shqiptarët ishin duke transportuar kokainë të klasit A me vlerë 4 milion paund në Southampton.
Ata kishin 9 muaj që vëzhgoheshin nga policia dhe u arrestuan më 21 prill të këtij viti.
Të rinjtë u arrestuan gjatë kontrollit të një furgoni në Southampton ku u gjet kokainë e pastër me vlerë 140 mijë sterlina.
Policia pastaj kreu bastisje të mëtejshme në Carrington House, në Westwood Road, Portswood.
Këtu gjetën Bekim Halilajn dhe 10.000 paundë kokainë.
Një kërkim i fundit në rrugën Ted Bates, Bargate u gjet Muçmataj. Ai ishte ai që ka transportuar në shumë raste drogën, ndërsa Bekim Haliaj kishte shtëpinë në Carrington e cila ishte në mënyrë efektive qendra për përgatitjen e drogës.
Në disa raste, cilësia e kokainës së importuar ishte në masën e 91 % pastër.
Dënimet:
Nuri Muçmataj, 26-vjeç, dënohet me 8 vite e 6 muaj burg
Bekim Halilaj, 21 vjeç, dënohet me 7 vite e tetë muaj burgim.
Fitim Halilaj, 27 vjeç, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim.
Tomas Hela, 24 vjeç, dënohet me 4 vite e 6 muaj burgim.
JOQ.al