Connect with us

Komentuesit e pyesin për hallet, Rama devijon përgjigjet e i pyet a i kanë trutë në rregull

Video

Komentuesit e pyesin për hallet, Rama devijon përgjigjet e i pyet a i kanë trutë në rregull

Komentuesit e pyesin për hallet, Rama devijon përgjigjet e i pyet a i kanë trutë në rregullS. Shtjefni

Lajme

Pas publikimit të një statusi të Edi Ramës në Facebook, i cili fliste për misionin e ri për të pastruar vendin, shumë komentues kanë përfituar për të pyetur kryeministrin për problemet e tjera që ka vendi ynë.

Ajo që të bën përshtypje gjithmonë në komentet që Edi Rama u kthen atyre, janë devijimet që ai apo stafi i tij u bën pyetjeve, kështu anashkalon përgjigjen për pyetjet që vënë në siklet kryeministrin e vendit.

Ja replikat:

Qytetari: Mir pemët, imagjinoni sa fukarenjë do ketë? 2020-ta do jetë dhe fundi për ty

Rama: Ti kujdes vër rripin e sigurisë në makinë dhe shko në shkollë, se sa për fukarenjtë ka kush shqetësohet, nuk është problemi yt fatmirësisht

Qytetari: Palmat aman mos i harroni! Çuat dëm gjithë ato para.

Rama: Palmat u thanë në pjesën më të madhe nga temperatura më e ulet historike e Tiranës dhe ato që shpetuan do spostohen e të gjitha bashkë do zëvendësohen, po ti mos u shqetëso shumë për paratë sepse e para nuk janë fare aq shumë sa të ka thene Luli dhe e dyta keto janë gjëra që ndodhin kudo, ama një gjë është e sigurtë: Për aq sa qëndruan në vend të atyre tabelave të ndryshkura e të shtrembëra të pyllit të reklamave që ishin aty më parë, i bënë mirë imazhit të kryeqytetit të Shqipërisë në sytë e vizitorëve të panumërt të vendit!

Qytetari: Ti mbill mbrapa taulanti prit i bëtë malet si kur ka rënë bomba në hiroshima

Rama: Po ti nga i sheh malet apo nga kazani i Saliut që të paska treguar se kush i pret?

Qytetari: Është e lehtë të mbjellesh pem po ato duhen edhe mirëmbajtur se shumica e palmave jan thar edhe e dyta mos harxhoni shumë lekë për pemët po jepini atyre që kanë nevoj se po vjen dimri kjo eshtë gjë e mirë jo pemët

Rama: Palmat u thau temperatura me e ulet historike e Tiranes vjet, prandaj ato qe kane mbijetuar do spostohen gjetke dhe te gjitha bashke do zevendesohen me pisha

Qyetetari: Do beje pune te mire te ndaloje prerjen e atyre pemeve qe jan sepse cdo dite po shohim kamjon te stermbushur me peme te prera

Rama: Ku i shikon cdo dite se jam kurioz ta di?

Qytetari: perse nuk flet njehere per bujkun sa fitonte dhe sa fiton, sa taksa paguante dhe sa paguan, po fol o burr i dheut mos ki frik

Rama: Bujku s’paguan taksa or mik dhe ka bujq qe fitojne shume ngaqe jane bashkuar, ka bujq qe fitojne shume pak ngaqe rrine te ndare, por ama vetem nga dyfishimi i siperfaqes se ujitur qe kemi garantuar kater vjetet e para te gjithe ata qe jetojne me punen me token fitojne sot me shume se dje! Shendet e te mira

Qytetari: Zoti Kryeminister , si fillim eshte dicka shume e mire mbjellja e pemve por ju duhet te garantoni qe kto pemet te mos priten. Ne keto 20 mije peme perfshihen edhe bimet e Hashashit se me bimet te tilla ju edhe qeverija juaj thyen cdo rekord. Edhe mos ndoshta keto peme qe do mbillen do te rezultojn si palmat qe sot po lulezojn ….

Rama: Kush vazhdon t’i bjeri gajdes se hashashit ka nje problem te madh me veten ne raport me te verteten o mik

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top