Connect with us

Konfirmojnë mediat britanike: Stacioni hapësinor kinez do përplaset me Tokën për disa muaj

Video

Konfirmojnë mediat britanike: Stacioni hapësinor kinez do përplaset me Tokën për disa muaj

Konfirmojnë mediat britanike: Stacioni hapësinor kinez do përplaset me Tokën për disa muajF. Tenolli

Lajme

1

Ekspertët deklarojnë se një laborator hapësinor kinez i cili ka dalë jashtë kontrollit do të përplaset me Tokën brenda disa muajsh.

Astrofizikani i Harward-it Jonathan McDovell ka folur për The Guardian dhe ka deklaruar se ky stacion po humb shpejtësi dhe do të prekë Tokën në fillim të vitit 2018.

Stacioni hapësinor i quajtur “Tiangong 1” u lëshua në hapësirë si një nga shpresat e mëdha të popullit kinez për të pushtuar hapësirën dhe për t’u treguar të tjerëve që janë superfuqi botërore.

Vitin e shkuar, shkencëtarët e këtij laboratori deklaruan se kishin humbur kontrollin dhe tani ky stacion hapësinor është drejtuar nga Toka.

Raca njerëzore mund të jetë në rrezik pasi stacioni hapësinor mund të shpërbëhet dhe do bjerë mbi Tokë në formën e mbetjeve metalike.

Nga rënia e tij në planetin tonë nuk do të ketë të lënduar pasi me shumë shanse stacioni hapësinor do të përfundojë në det.

Është shumë e vështirë të përcaktohet se ku do bjerë pasi mund të shtyhet edhe nga kushtet atmosferike.

Burimi: The Guardian | Përktheu dhe përshtati: JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top