Video
Konflikti për pronat ende prodhon tragjedi, kushëriri godet me thikë në kokë 21-vjeçarin
Konflikti për pronat ende prodhon tragjedi, kushëriri godet me thikë në kokë 21-vjeçarinS. Shtjefni
Lajme
Konflikti për pronat ka qenë një nga shkaktarët kryesor të ngjarjeve tragjike në Shqipëri.
Vetëm pak ditë nga ngjarja e Gjirokastrës, ku kushëriri ekzekutoi për 4 metra tokë, çiftin Afërdita dhe Aleko Kosta, një tjetër ngjarje për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.
Pronat janë bërë përsëri shkak dhe për ngjarjen e sotme në Rrogozhinë, ku pas një konflikti të vazhdueshëm kushëriri ka goditur 21-vjeçarin më thikë në kokë.
I plagosuri është dërguar në spital por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Mbivendosja e pronave me ligjin 7501, ka shkaktuar jo pak viktima, ndërsa zgjidhje e këtij problemi ka qenë premtim i çdo qeverie të ardhur në pushte.
Por, siç e shikojmë, ende dhe sot numërojmë viktimat që vriten dhe ngujohen për pronat e tyre.
JOQ.al