Video
“Kontrolli i banesës së Tahirit ishte një adet, ky është kodi i mafias”
“Kontrolli i banesës së Tahirit ishte një adet, ky është kodi i mafias”F. Tenolli
Lajme
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” Dashamir Shehi është shprehur se favorizimi i Saimir Tahirit nga ana e mazhorancës ka humbur besimin tek reforma në drejtësi.
Themelet e Vetting-ut janë tronditur dhe bashkë me këtë Shehi është shprehur në mënyrë të padëgjuara më parë.
Sipas tij, kontrolli nga ana e Prokurorisë këtë të enjte në banesën e tij, ishte i pavlerë.
Ai u shpreh:
Çështja Tahiri krijon një çështje mosbesimi dhe paragjykim, që edhe në mes të klimës së reformës në drejtësi, kush ka pushtetin del i palagur. Ishte thjesht një adet. Edhe polici më budalla nuk do të mendonte se do të gjente prova tek shtëpia e Tahirit pas 10 ditëve që flitet në media për këtë. Në Parlament kishte një vlerë politike debati, por edhe aty i kotë ishte. Vendimi i PS tregon që e mbrojtën Tahirin dhe ky është kodi i mafias; ne të mbrojmë ty, ti mos fol”.
JOQ.al