Video
Krisma në Tiranë, plagoset 22-vjeçari
Krisma në Tiranë, plagoset 22-vjeçariF. Tenolli
Lajme
Foto ilustruese
Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, në zonën e Astirit në kryeqytet ka patur të shtëna me armë zjarri.
Është bërë me dije se një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur por gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Disa persona të armatosur kanë qëlluar të riun Gentjan Ramani nga xhami i makinës së tyre dhe më pas janë largauar me shpejtësi nga vendngjarja.
Besohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Ramani është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por një informacion zyrtar nuk është dhënë ende.
JOQ.al