Video
Kryebashkiaku i Mallakastrës “djeg” kreun e KQZ-së, PS kërkon shkarkimin e Klement Zgurit
Kryebashkiaku i Mallakastrës "djeg" kreun e KQZ-së, PS kërkon shkarkimin e Klement ZguritA. Shehaj
Lajme
Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zgurit.
Përmes një deklarate të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mësohet se PS i kërkon Kuvendit të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke e akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit.
Taulant Balla tha se Prokuroria dhe Gjykata italiane i kanë konfirmuar Prokurorisë shqiptare dhe KQZ-së dënimin me dy vite burg “për vjedhje”…” të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Sipas tij, Zguri ka fshehur dhe arkivuar pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për Kapllanajn.
JOQ.al