Video
Partia Socialiste çon në Kushtetuese Agron Kapllanaj, Ferhati: KQZ shkel ligjin
Partia Socialiste çon në Kushtetuese Agron Kapllanaj, Ferhati: KQZ shkel ligjinS. Bardhi
Lajme
Partia Socialiste ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese, për të shpallur papajtueshmërinë me vendimin e marrë nga KQZ-ja, për të mos i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë, Mallakastër, Agron Kapllanaj.
Janë 49 deputetë qe i janë bashkuar kësaj kërkese.
Deputetja Klotilda Ferhati, deklaroi se PS-ja iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi sipas saj jemi përpara një shkelje të hapur të ligjit.
Ferhati tha:
Agron Kapllanaj është i dënuar për vjedhje me 2 vjet burg, dhe ne kërkuam pavlefshmërinë e mandatit të tij, por vetëm se përfaqëson PD, Klement Zguri zgjodhi të mos i heqë mandatin.”
JOQ.al