Video
“Ku e keni hashashin?”/Djali nga Vlora: Babai dërgoi kushërinjtë të na rrihnin, mamit i ra të fikët
"Ku e keni hashashin?"/Djali nga Vlora: Babai dërgoi kushërinjtë të na rrihnin, mamit i ra të fikëtA. Shehaj
Lajme
Fatbardha Sakaj, nënë e 4 fëmijëve nga qyteti i Vlorës ka rrëfyer ditën e sotme kalvarin e vuajtjeve të saj si dhe dhunën e ushtruar nga bashkëshorti për vite me radhë.
Nëna e 4 fëmijëve tregoi se prej vitesh ajo bashkë me familjen kanë jetuar në fshatin Brataj, ndërsa bashkëshorti ishte i papunë dhe ajo punonte si pastruese në shkollë. Ajo rrëfeu në studio se për 25 vite burri e kishte rrahur, madje edhe i kishte grisur rrobat.
Djali i saj i mitur, 14 vjeçar, i cili kishte shkuar bashkë me të ëmën në emisionin "Me Zemër të Hapur", ka hedhur akuza të rënda ndaj të atit. Ai ka thënë se pasi babai është ndarë nga e ëma, u ka dërguar në shtëpi dy persona të maskuar dhe të armatosur për të dhunuar gruan.
Djali rrëfen:
Ishin dy persona, të maskuar dhe armatosur. Sa hynë brenda më dolën sytë xixa sepse më qëlluan. Ishin kushërinjtë e mi, i njoha. I ka futur babai. Ndjeva se ishte ora 00:18, kur shkova hapa derën e dhomës ku flinim dhe më pas hapa derën kryesore të shtëpisë.
Më dolën sytë xixa, më qëlluan në kokë dhe më pas më goditën katër herë. Ata ishin veshur me të zeza, me maska dhe kishin elektrikë në kokë apostafat. Babai ishte në dhomën tjetër. Ata i thanë babit ‘shtrihu barkas, mos fol’.
Ai i thoshte; ‘ça kini me mua’. Kurse mua më thanë; ‘ku e kini hashashin, ku e keni’? ‘S’kemi’ i thashë. Goditën mamin 3 herë pas koke, në fytyrë, më pas mami u përplas pas një cepi bufeje dhe i ra të fikët.
Motra iu shpëtoi, u fsheh në baçe. Sa ikën ata, i hodha ujë të ftohtë mamit. Më pyetën; ku është vëllai? U thash; ‘ç’u duhet juve’. Pastaj qëlluan me automatik. Njëri qëllonte, tjetri mblidhte gëzhojat. Për fat të mirë atyre iu ra një plumb i paplasur. Shkova i hidhja ujë mamit, gjeta motrën.
I pari ishte; Ervin Karçnaj, djali i hallës dhe Dritan Halilaj nga Gjormi, përsëri kushëri. Unë mendoj që ata i futi babai, iu kundërvunë mamit. “Pse flet në telefon dhe merr policinë. Merr edhe policinë pale”, kështu i thanë ata mamit.
Se kam takuar më, e kam takuar vetëm rastësisht”
Nga ana tjetër, Shemedin Sakaj, ish-bashkëshorti i Fatbardhës, në një komunikim në telefon mohoi në mënyrë kategorike gjithë akuzat dhe u shpreh se i biri dhe ish-gruaja mashtrojnë me deklaratat e tyre.
JOQ.al