Video
Kujdes! Në qarkullim është gripi, këta janë personat që rrezikojnë
Kujdes! Në qarkullim është gripi, këta janë personat që rrezikojnëG. Hasani
Lajme
Specialistët e Shëndetit Publik kanë vënë alarmin që sezoni gripal sapo ka nisur në vendin tonë. Ata ende nuk e kanë izoluar virusin që është në qarkullim, por në poliklinika janë paraqitur të sëmurët e parë me grip.
Anjeza Frakulli, mjeke patologe për Klan Tv thotë se:
Rastet e gripit kanë ardhur, nuk mund të them që kanë qenë në masë”.
Për të parandaluar përhapjen e gripit, i cili një vit me parë shënoi 16 viktima, Ministria e Shëndetësisë që prej llimit të Tetorit ka vënë në dispozicion të popullatës në risk 100 mijë vaksina, të cilat po injektohen falas në poliklinika.
Mjeke Patologe Anjeza Frakulli thotë se:
Përfshihen të gjithë personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, është futur edhe një kategori që janë personat obezë, si dhe gjithë të moshuarit. Tani është koha që uksi është më i shpeshtë, mund të bëhen edhe 10 – 15 në ditë”.
Vaksina mbron nga viruset gripale AH1N1 dhe AH2N3, të cilat pritet të qarkullojnë edhe këtë vit në vendin tonë.
JOQ.al