Connect with us

“Kurvë që ndërron dashnorët”, Hygerta i përgjigjet “flakë për flakë” Stresit: Nuk i vë faj…

Video

“Kurvë që ndërron dashnorët”, Hygerta i përgjigjet “flakë për flakë” Stresit: Nuk i vë faj…

"Kurvë që ndërron dashnorët", Hygerta i përgjigjet “flakë për flakë” Stresit: Nuk i vë faj…F. Tenolli

Thashetheme

Hygerta Sako, moderatorja e njohur dhe gazetarja sportive ka deklaruar disa ditë më parë se ajo nuk ishte një fanse e rrymës muzikore rep.

Gjatë një interviste për “Thumb” ajo u pyet mbi disa nga reperët më të njohur të momentit dhe deklaroi se ajo lloj muzike “i përdhunonte” veshin.

Për Stresin ajo u shpreh se:

Nuk e kam dëgjuar kurrë. Këndon rep kam përshtypjen dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë. Domethënë të më “përdhunohet” veshi nga një muzikë e tillë. Nuk e dëgjoj.

Këtë deklaratë reperi e kishte marrë si personale ndaj muzikës së tij dhe iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë me anë të një statusi, të cilin më pas e ka fshirë.

Ja çfarë shkruan reperi si kundërpërgjigje:

Nuk habitem pse nuk pershtatem me te gjithe ju koleg apo te dashura moderatore !!! sepse sot jetojm ne nje kohe te poshter ku fshati digjet nderkohe qe kurva kreh floket !!!! disa do thone ky esht i trrashe nuk hec me kohen , ndersa un do them per ju a nuk u lodhet duke ndrru dashnor perdite ???? Ta ka fal zoti qe ta perdoresh me njeriun e zemres por jo me 300 spartane , cdo kuj i falen fatkeqesite por jo dobesite …. souuuuu pun te mbare #Spartani #Leonidas".

Gazetarja në një prononcim për Blitz është shprehur:

Është e disata herë që portale të ndryshme, pa pikë profesionalizmi, vetëm për disa klikime, marrin fjali të intervistave të mia dhe i interpretojnë si të duan duke krijuar tituj bombastikë dhe për të bërë “lajme”. E fundit është abuzimi që është bërë në lidhje me deklaratën time për Stresin. Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të degjoje intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejten time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e ketyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top