Video
Kush është 18-vjeçari që i dha fund jetës duke u hedhur nga ura? Zbardhen dyshimet e para
Kush është 18-vjeçari që i dha fund jetës duke u hedhur nga ura? Zbardhen dyshimet e paraS. Bardhi
Lajme
18-vjeçari i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga ura e Bushtricës quhet Fatjon Feci.
Ai ishte nxënës në vitin e tretë të shkollës së Mesme në Qukës.
Fatjon Feci është vetëvrarë pak pasi ka mbaruar mësimin, ndërsa familjarët e tij kanë treguar që prej disa ditësh kishin vërejtur që i biri i tyre nuk ndihej mirë.
Mamaja e Fatjonit është shprehur:
Nuk e di çfarë pati, filloi të ishte agresiv, nuk më lejonte t'i afrohesha, një shoku i tij më tha që shoqërohesh me një dy djem të rinj që nuk dihen së kush janë edhe shkonin çdo ditë nga “Ura e Bushtricës” rrinin gati një orë e ktheheshin në shkollë.
Një natë erdhi nga ora 04:00 e mëngjesit edhe ishte bërë gjithë baltë, nga fytyra u merakosa edhe shkova në shkollë sot për t'i thënë mësuesit ta kishin në qendër të vëmendjes sepse nuk më dukej normale sjellja e tij.
Ai ndryshoi, mezi e kam rritur nuk e di çfarë mi kanë bërë djalit. Ai nuk do ta bënte kurrë atë veprim të vriste vetën i lutem policisë të zbardhi ngjarjen."
Ndërkohë, shokët e Fatjonit kanë thënë se 18-vjeçari kishte nisur të frekuentohej me dy djem të panjohur që vinin në shkollë fiks në orën 10:30 dhe që aty i riu nuk shoqërohej më me shokët e tij të hershëm, të cilët sot morën edhe lajmin e hidhur për vdekjen e tij.
Për këtë çështje po merren në pyetje miq dhe familjarë të viktimës, sepse dyshimet e para janë që 18-vjeçari është hedhur vetë nga ura megjithatë nuk dihet me siguri.
JOQ.al