Video
Kush është “Juli i Pashakos”, ekzekutor i dyshuar në masakrën e Lushnjes i cili u vetëdorëzua në polici
Kush është “Juli i Pashakos”, ekzekutor i dyshuar në masakrën e Lushnjes i cili u vetëdorëzua në policiF. Tenolli
Lajme
Julian Sula, i njohur ndryshe me nofkën “Juli i Pashakos” dyshohet se është autori i tretë i masakrës së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Lushnjes ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Pas një kontrolli që ka ushtruar policia në banesën e Sulës, ai është vetëdorëzuar bluve.
Ai është me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnje. Sula është duke dhënë dëshminë e tij në komisariatin e Lushnjes.
Rreth një vit më parë 36-vjeçari u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.
JOQ.al