Connect with us

Kush është kryebashkiaku sulltan që “ua fut” pashallarëve të tjerë, 5.5 milionë € pasuri

Video

Kush është kryebashkiaku sulltan që “ua fut” pashallarëve të tjerë, 5.5 milionë € pasuri

Kush është kryebashkiaku sulltan që "ua fut" pashallarëve të tjerë, 5.5 milionë € pasuriA. Shehaj

Lajme

gjon

Open Data, ditët e fundit ka publikuar listën e pasurive të kryebashkiakëve të vendit, ku ndër të tjera, bie në sy pasuria e Gjon Gjonaj, kryebashkiakut të Pukës, vlera e pasurive të paluajtshme të të cilit shkon as më pak e as më shumë se 5.5 milionë euro.

Gjonaj është kryetari i Bashkisë së Pukës dhe bazuar në të dhënat e Open Data, është kryebashkiaku më i pasur i vendit. Pasuria e tij nuk ka lidhje me funksionin publik, por buron nga veprimtari të mëparshme në fushën e biznesit.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, siç shkruan Shqiptarja.com, kryetari i Bashkisë së Pukës, deklaron se është pronar i gjysmës së Hotel-Turizmit të Pukës me vlerë 1 650 000 euro si dhe pronar me 50 % i një magazine frigorifer, me sipërfaqe 10 mijë m2, në Kurbin të Laçit, me vlerë 1 450 000 euro.

Gjon Gjonaj është gjithashtu pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri në fshati Kolosjan të Kukësit, me vlerë 1 800 000 euro. Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 150 m2, më vlerë 90 mijë euro si dhe i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, me vlerë 88 mijë euro.

Ai ka në pronësi gjithashtu dy apartamente me sipërfaqe 158 m2, me vlerë 86 mijë euro, garazh me sipërfaqe 45 m2, me vlerë 11 250 euro, shtëpi me sipërfaqe 146 m2, në fshatin Luf të Pukës, më vlerë 3 000 000 lekë, shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazinë dhe servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, me vlerë 300 mijë euro.

Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 500 000 lekë, pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf të Pukë, me vlerë 1 000 000 lekë, pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë të Lezhë, më vlerë 64 176 000 lekë si dhe i një toke arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 200 000 lekë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top