Video
Kush është Saimiri në përgjimet e Habilajve? Gazetari italian flet me bindje
Kush është Saimiri në përgjimet e Habilajve? Gazetari italian flet me bindjeA. Shehaj
Lajme
Gazetari italian Dario De Luca, i cili publikoi i pari përgjimet për çështjen "Habilaj" si dhe implikimin në këtë çështje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur sot duke dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.
Ai tha se sot, para gjykatës, mbrojtja e Habilaj kërkonte daljen nga burgu, pasi sipas tyre, nuk kishte prova të mjaftueshme për implikimin e klientit të tyre.
ai është pyetur nga "News 24" nëse në përgjime flitet për ish-ministrin Tahiri apo për ndonjë Saimir tjetër.
De Luca u shpreh:
Sipas akteve të prokurës së Katanias, Saimiri për të cilin flitet në përgjime, duhet të jetë ish-ministri i Brendshëm. Kjo është e shënuar në dokumentet e hetimeve".
Sa i takon takimit të prokurorëve shqiptarë dhe atyre italianë në Itali, në lidhje me këtë çështje, gazetari dha disa indicje.
Ai tha:
Përmbajtja këtyre takimeve është e fshehtë. Mund të flitet për kërkime të tjera. Përmbajtjet janë të rezervuara deri tani.
Sa konfidente dhe e sigurt është policia italiane deri tani për provat që ka?
Mendoj se shumë. Është një hetim që zgjat prej shumë kohësh dhe ka shumë prova.
JOQ.al