Video
Kush është shkodrani që u kap në banesë me kokainë e municione luftarake?
Kush është shkodrani që u kap në banesë me kokainë e municione luftarake?G. Hasani
Lajme
Një 35-vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga mëngjesin e sotëm pasi në banesë iu sekuestruan kokainë, armë zjarri e fishekë. Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës në pranga u vu shtetasi Anton Shpatina, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër si dhe po heton të lirë një tjetër.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër.
Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi: L. K. 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër.
Arrestimi i shtetasit A.Sh u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L.K për të blerë lendë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Sh ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.
JOQ.al