Connect with us

Kush është “xhaxhai i Greqisë”, shqiptari që bënte kërdinë me klandestinë “të bardhë”

Video

Kush është “xhaxhai i Greqisë”, shqiptari që bënte kërdinë me klandestinë “të bardhë”

Kush është "xhaxhai i Greqisë", shqiptari që bënte kërdinë me klandestinë "të bardhë"F. Tenolli

Lajme

kos-greece-island-refugees-migrants

11 shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 20 persona, kanë rënë në prangat e policisë greke pasi prodhonin dokumente false për klandestinë nga Lindja e Mesme.

Ky grup kriminal prodhonte pasaporta false të një cilësie të lartë dhe i niste klandestinët drejt shteteve evropiane.

Për ta realizuar operacionin e tyre, ata ndihmoheshin nga një shqiptar, punonjës në Shërbimin e Zyrës së Përkthimit në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Identiteti këtij personi nuk është bërë me dije, por rezulton se 48-vjeçari falsifikonte pulla dhe certifikata të përkthyera.

Tvklan raporton se hetimi për këtë grup ka filluar në Korrik të vitit të kaluar dhe ka zgjatur deri më 1 Nëntor 2017, ku në aksion morën pjesë më shumë se 90 punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Athinës.

Operacioni u kodua “Taurus” (“Demi”) për shkak se një 64-vjeçar grek anëtar kryesor i bandës, vepronte në një zonë në Athinë me të njëjtin emër. Prej këtej filluan indiciet për hetimin. Autoritetet thonë se ky rrjet trafikimi funksiononte si një kompani e mirëfilltë, por e fshehtë për shkak të aktivitetit kriminal që kryente.

Nga hetimi është zbuluar se itinerari i trafikimit të klandestinëve ishte nga Greqia përmes aeroportit “Venizelos” në Athinë, për në Gjermani e Britani të Madhe. Dhe për transportimin e tyre kujdeseshin shqiptarët.

Klandestinët ishin pajisur me dokumente të falsifikuara dhe përzgjidheshin me kritere shumë specifike. Policia greke thotë se ishte një parakusht që klandestinët ta njihnin mirë Greqinë dhe ngjyra e tyre e lëkurës nuk duhet të ishte shumë e errët në mënyrë që të mos krijonin dyshime gjatë kontrollit në aeroport.

Kostoja e udhëtimit ilegal varionte nga 2250 deri në 4500 Euro. Hetimet e policisë greke janë zhvilluar në bashkëpunim me Europol, policinë europiane.

Si kreu i kësaj organizate të trafikut të klandestinëve është identifikuar një 54-vjeçar shqiptar, i njohur në mesin e bashkëpunëtorëve me epitetet “xhaxhai” dhe “kryetari”.

Anëtarët e bandës përdornin fjalë të koduara për veprimtarinë e tyre kriminale. Kur thonin “libër” e kishin fjalën për karta identiteti ose dokumente të tjera të falsifikuara, si pasaportë, patentë etj.

Secili prej anëtarëve të rrjetit ka “prodhuar” 20-25 dokumente false në ditë.

Sipas të dhënave të policisë së Athinës, ky rrjet kishte dërguar në Gjermani 250 “klientë”, ndërsa në Britani të Madhe 45 persona.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top