Video
Kush ishte Adelajda, bukuroshja e “Big Brother” që u nda sot nga jeta
Kush ishte Adelajda, bukuroshja e “Big Brother” që u nda sot nga jetaD. Cani
Lajme
Adelajda Xhamani, bukuroshja që u bë e njohur në reality show-n “Big Brother Albania”, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Ataku në zemër i mori jetën 31-vjeçares, e cila do të mbahet mend për thjeshtësinë e saj, energjinë pozitive e pasionin për gazetarinë.
E mbajmë mend në edicionin e dytë të “Big Brother”, e cila u paraqit si një mësuese nga Kavaja dhe u dashurua me Bjordin, njërin nga konkurrentët e spektaklit, edhe pse jashtë kishte lënë të fejuarin e saj.
Adela arriti në fund të spektaklit, duke fituar çmimin e dytë, por pas mbarimit të “Big Brother” nuk ndali me aq.
Shumë shpejt filluam ta shihnim nëpër mediat shqiptare, në televizione të ndryshme, si gazetare, moderatore.
Ajo iu përkushtua shtypit rozë, u bë kryeredaktore në një revistë dhe së fundmi kishte një projekt të ri.
31-vjeçarja do të kishte një emision të sajin në një televizion të ri informativ.
Intervista e saj e fundit është dhënë në emisionin e Rudinës,më 12 shtator të këtij viti.
Nuk dihet nëse Adela ka vuajtur më parë nga probleme me zemrën, apo gjithçka ka ardhur në mënyrë të papritur.
Ajo do të festonte ditëlindjen e saj të 32-të pas pak ditësh më 5 nëntor.
JOQ.al i shpreh ngushëllime familjarëve të saj për këtë humbje të papritur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.
Pritet vendimi i mjekut ligjor.
JOQ.al