Video
Kush janë dy agjentët e FBI-së që do të luftojnë krimin në Tiranë?
Kush janë dy agjentët e FBI-së që do të luftojnë krimin në Tiranë?A. Shehaj
Lajme
Ditën e sotme, në një konferencë të përbashkët, është prezantuar Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar.
Ky operacion policor do të asistohet nga agjentë të FBI dhe disa agjenci të tjera kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe.
Dy nga agjentët e FBI-së, të cilët do të punojnë në këtë operacion bashkë me kolegët nga shtetet e tjera, janë Mark Newhouse dhe Jack Liao.
Prezantimi i tyre i parë publik u bë në Ministrinë e Brendshme. Të dy ishin ulur pranë ministres së Drejtësisë dhe ambasadorit amerikan, Doland Lu.
Agjenti Special i FBI-së, Mark Newhouse ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, mëson "Lapsi".
Ndërsa tjetri është Drejtuesi i FBI për Evropën Juglindore, Jack Liao. Dy agjentët e FBI së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri.
Ambasadori i SHBA deklaroi se presim që të fillim të vitit 2018 presim që të arrestohen peshqit e mëdhenj.
JOQ.al