Video
“Kush Saje ka ikur ne Gjermani?! Ministri apo kamionisti me dokumentet e tij?”, befason deputeti
"Kush Saje ka ikur ne Gjermani?! Ministri apo kamionisti me dokumentet e tij?", befason deputetiS. Bardhi
Lajme
Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë në profilin e tij të Facebook lidhur me çështjen Tahiri.
Saimir Tahiri u largua për dy ditë nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe pritet të kthehet sot, por me ironi Paloka pohon se mediat italiane flasin për një Saimir të përgjimeve që ka ikur në Gjermani, por nuk është ai që mbron Rama.
Statusi i plotë i Edi Palokës:
Mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani. Me siguri do jete ai Sajmiri shofer kamioni se per Sajmirin minister ka dhene garanci Rama qe nuk mund te levizi nga vendi. Votoi maxhoranca ne Parlament qe ti bllokohet pasaporta…
Pastaj eshte bere shume e ngatrruar kjo pune; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro…
Sajmir Tahiri minister ka kusherinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi te shitur por ne pronesi ende te tij…
Sajmir kamionisti, nuk dihet cfare i ka Habilajt, po ata i bejne dhurata te shtrenjta gruas dhe nenes se tij, mendojne qe 5 milion euro ne muaj nuk i mjaftojne dhe propozojne ti dergojne 20 milion euro “per fushaten e kamionisteve socialiste”
Sajmir Sota, mban dokumentat e Sajes minister ne makine, fiton tendera nga Saja minister dhe ka 865 mije euro kesh qe thote se jane te tijat
Kush Saje te kete ikur ne Gjermani? Te jete ministri qe ka shkuar me cante per te blere hekur apo kamionisti me dokumenta te ministrit?
Ne fund te fundit , Rama ku hyn ketu??? Ai nuk di cfare ben vete, jo te dije se c’bejne gjithe keta Saje."
JOQ.al