Kuriozitete
Ky është fshati i vetëm në botë që i takon dhelprave (Video)
Më shumë se 200 dhelpra jetojnë në fshat, dhe ato posedojnë shtëpi, hapësirë të hapur, vend për të luajtur e gjithçka tjetër.
A besoni se ekziston një fshat i tillë? Është i vërtetë, ekziston në Japoni, transmeton lajmi.net
Fillimisht, dhelprat foshnje qëndrojnë nëpër kafaze duke u ushqyer nga nënat e tyre, ndërkaq ka vende me tabela ku dhelprat nuk kanë leje të hyjnë.
Po shkove t’i vizitosh dhe po nuk i ushqeve mjaftueshëm, ato do të fillojnë të shqyejnë gjërat që ke në trup, madje të të kontrollojnë edhe çantën.
Po të bësh zhurmë, aq sa për t’ju tërhequr vëmendjen, do të fillojnë të të ndjekin kudo që shkon.
Ato kanë zë të çuditshëm, dhe luftojnë për femrën e tyre duke luftuar me zërin e tyre.
Shikoni videon më poshtë për t’u njohur më shumë. /Lajmi.net/