Video
“Ky është politikani me imunitet që i bëri presion policisë të lironte të “fortin nga Shijaku”
"Ky është politikani me imunitet që i bëri presion policisë të lironte të "fortin nga Shijaku"G. Hasani
Lajme
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj një politikani me imunitet që i ka bërë presion policisë që të lirojë një prej bosave të krimit në Itali, Durim Keçi. Ditën e sotme, pas mbledhjes së grupit të PD-së, Basha zbuloi për mediat se kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako bashkë me një deputet të PS-së i kanë bërë presion policisë të lirojnë Keçin.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se ka qenë gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë të ditur këtë fakt:
Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ftojmë gjithë gazetarët kurajozë në këtë betejë. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit persona me imunitet i bënë presion policisë, në dijeninë tonë është kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe një deputet i PS-së”- tha Basha.
Gëzim Hajdinin, 44 vjeç, ose Durim Keçi, 40 vjeç, siç e cilësojnë mediat italiane, thonë se ai është i njëjti person, diku i martuar e me familje e diku beqar, sipas të dhënave të regjistrit Gjendjes Civile. Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa kreu i opozitës i publikoi foto ku ai kishte dalë në krah të kryeministrit dhe të një sërë deputetësh, shkruan Shekulli.
Menjëherë ka ardhur dhe kundërpërgjigja e Ramës se Durim Keçi ka dalë në një foto në çadrën e PD-së. La Repubblica e cilëson Durim Keçin si një nga të pandehurit më të rrezikshëm të maksi-procesit kundër mafies shqiptare dhe më pas i dënuar me 9 vite burg do të mbahet mend për atë kërcënim në sallën e gjyqit: “Ata të dy do ta paguajnë shtrenjtë” duke hedhur vështrimin mbi prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz”.
JOQ.al