Video
La Lezhën për Gjermaninë, Editi rrëfen historinë e saj
La Lezhën për Gjermaninë, Editi rrëfen historinë e sajS. Bardhi
Lajme
Rrëfimet e të rinjve që ikin nga Shqipëria për një jetë më të mira nuk janë të rralla në aktualitetin e vendit tonë që edhe pse i vogël problemet socio-ekonomike i ka të mëdha.
Djem dhe vajza të talentuar por që detyrohen të emigrojnë, sepse të gjithë e dinë që meritokracia ka vdekur në Shqipëri.
Edit Kapcari, 29 vjeçarja me origjinë nga Shkodra është larguar nga Shqipëria, kur ishte 23 vjeçe dhe historia e saj është rrëfyer për “Dritare.net”.
Sot ajo është inxhiniere informatike në Gjermani, por Edit ka shumë për të treguar. Është një vajzë modeste, por mënyra si ajo e sheh jetën është shumë frymëzuese.
Ka përfunduar studimet bachelor dhe master për Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Nëpërmjet një burse studimi, në 2012 fitoi të drejtën për të studiuar në Shkenca Kompjuterike, në një nga Universitet më prestigjioze në Gjermani.
Edit tregon:
Unë jam rritur në Lezhë dhe gjatë studimeve në Tiranë kam jetuar vetëm. Por, nuk krahasohet me shpërnguljen në Gjermani. Fillimi nuk ishte aspak i lehtë, pasi isha e detyruar të bëja gjithçka vetë dhe isha vetëm në një shtet të panjohur. Por, mua kurrë nuk më kanë shijuar gjërat e arritura lehtë e pa mund. Dhe unë isha e vendosur t’ia dilja mbanë. Në Gjermani kam gjetur gjithë hapësirat e nevojshme për tu shprehur dhe të gjej vetveten. Në Shqipëri këto më kanë munguar, ndaj vendosa të ikja.”
Natyra kurioze, detajiste, e organizuar dhe kritike ndaj vetes e kanë shoqëruar Edit, që kur ishte e vogël. Edhe pse është inxhinierë, vajza nga Shkodra është shumë e lidhur me artin, ku shpesh herë pikturon. Në të tjera, kohën e lirë e mbush me aktivitete fizike, të cilat janë shumë të rëndësishme.
Editi punon me një produkt biznesi të Microsoft, si programuese dhe konsulente teknike.
Vajza shton më tej:
Klima në punë është fantastike dhe njerëzit me të cilët punoj janë shumë njerëzorë, ndihmues, motivues, shumë të përgatitur dhe tepër të thjeshtë. Nuk ndjej paragjykim gjinor dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.”
Por, puna, ishte edhe një hajmali për tu takuar më partnerin e saj, i cili sot është bashkëshorti. Një prej atyre historive, të cilat jemi mësuar t’i shohim në filmat romantikë. Edit thotë për Dritare.net, se edhe pse vijnë nga vende të ndryshme, asnjëherë nuk kanë pasur vështirësi kulturore.
Ndërsa njohjen me bashkëshortin e saj aktual Edit e përshkruan:
Me bashkëshortin jam njohur në një projekt pune, edhe ai është inxhinier informatike. Kemi një histori shumë të bukur njohjeje, por kam përshtypjen për çdo çift kështu është. Nuk kemi pasur kurrë vështirësi kulturore, sepse ai është njeri shumë i thjeshtë dhe familjar. E di shumë mirë çfarë do, ashtu si unë edhe ai është shumë këmbëngulës. Ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm dhe unë isha prioriteti i tij i parë që në fillim të njohjes.”
Edhe pse jeton në Gjermani prej disa vitesh, ajo përsëri është shumë e lidhur me Shqipërinë, ku jetojnë të afërmit e saj.
Por sa ka mbajtur Editi lidhjen me vendlindjen:
Jam shumë e lidhur me njerëzit e mi që kam atje. Vij të paktën njëherë në vit. Meqenëse bashkëshorti im është gjerman, kohët e fundit vij si shoqëruese turisti dhe vizitojmë e ecim shumë. Ai e pëlqen shumë Shqipërinë, sidomos njerëzit mikpritës dhe ushqimin. Madje është një ambasador i denjë i saj, sepse flet kudo për eksperiencat e tij në Shqipëri. Më shumë më mungojnë njerëzit, shija origjinale e frutave dhe perimeve të rritura në kopshtin e prindërve të mi dhe club-et me muzike live. Sigurisht më mungon dhe Shqipëria në verë, e dielli që për ne është një pasuri më vete.”
Nuk i pëlqen të jetojë në qytete të mëdha dhe të rrëmujshme. Ndaj edhe kanë zgjedhur një qytezë të vogël kodrinore, në një shtëpi private, të rrethuar nga pyje dhe fusha të mbjella.
29-vjeçarja shton:
Gjermania ka një natyrë të mbrojtur dhe të bukur. Ndaj unë nuk mund të mos e imagjinoj veten në natyrë dhe në gjelbërim. Edhe kur ditët janë shumë të ngarkuara, përsëri me bashkëshortin dalim shpesh për ecje. Unë jam inxhiniere informatike, por teknologjinë nuk e përdor në çdo pjesë të ditës sime. Rregulli numër një i mësuar nga bashkëshorti im, nuk përdoret telefoni në punë. Edhe teksa përgatisim darkën, nuk i përdorim pajisjet elektronike dhe i gjithë fokusi është tek njëri-tjetri. Kaq e thjeshtë është për të qenë të lumtur, me partnerin, por edhe me veten.”/ Rrëfimi i plotë vazhdon këtu.
JOQ.al