Video
Largimi i Tahirit, Prokuroria: Ja pse nuk ia bllokuam pasaportën
Largimi i Tahirit, Prokuroria: Ja pse nuk ia bllokuam pasaportënA. Shehaj
Lajme
Prej ditës së djeshme Saimir Tahiri është larguar nga Shqipëria dhe persona pranë tij kanë sqaruar se ai ndodhet në Gjermani për arsye familjare. Largimi i Tahirit nga vendi ka ngjallur mjaft debate.
Prokuroria bënë me dije se për sa kohë çdo masë e kërkuar për t'u marrë ndaj tij u rrëzua, edhe bllokimi i pasaportës ishte i pakuptimtë.
Po sipas burimeve nga organi i akuzës mësohet se për prokuroret e çështjes, ishte shumë e nevojshme marrja e autorizimit për “arrest ne burg”, pasi rrezikoheshin provat.
Po ashtu ai duke qenë i lirë ka mundësi të ndikojë për provat dhe dëshmitarët.
JOQ.al