Connect with us

Letra prekëse: “Kam lindur pa mitër dhe pa vaginë”

Kuriozitete

Letra prekëse: “Kam lindur pa mitër dhe pa vaginë”

Joanna Giannouli, 27 vjeç, ka një gjendje, që nënkupton se nuk ka mitër, qafë të mitrës apo vaginë.

Ajo shpjegon për BBC sfidat e një sindrome që prek një në 5 mijë gra

Kur pamë mjekun për herë të parë, babai e mbajti veten.

Mamaja nga ana tjetër nuk e priti aq mirë.

Ajo fajësoi veten për dhjetë vitet e shkuara. Ishte kaq prekëse ta shihje atë në këtë gjendje. Nuk folëm shumë për këtë gjë gjatë pesë viteve të para.

Nuk flisja dot. Ndjehesha e shkatërruar dhe jashtëzakonisht e dobët. Mamaja besonte se kishte bërë diçka gabim gjatë shtatzënisë. I shpjegova se nuk kishte bërë asgjë gabim, ishte thjesht çështje genesh.

Është një gjendje që stigmatizohet. Gjëja që më lëndoi më shumë ishte kur më braktisi ish-partneri, sapo e zbuloi këtë. U fejova kur isha 21 vjeç, ndërsa jetoja në Athinë. Kur i thashë të fejuarit për gjendjen time, ai e prishi fejesën.

E gjitha kjo i përket të kaluarës dhe unë jam mirë tani. Gjatë pesë viteve të shkuara, për fat kam gjetur dashurinë.

Jam në një marrëdhënie stabël. Ai e dinte që nga fillimi për gjendjen time dhe vendosi të qëndrojë me mua.

Ai e di se ndoshta e ardhmja do jetë pa fëmijë. Ai është OK me këtë. Edhe unë jam OK me këtë. Jam një prej fatlumeve.

Mamaja më çoi tek mjeku i familjes kur isha 14 vjeç për shkak se nuk më vinin menstruacionet. Ai nuk më vizitoi pasi nuk më prekte dot pjesët intime. Kur u bëra 16 vjeç, më dërgoi në një spital për kontroll.

Ata e kuptuan se nuk e kisha tunelin vaginal dhe më thanë se kam sindromën Rokitansky. Për shkak se kam lindur pa një vaginë funksionale, mjekët më kanë bërë një të tillë që të mund të bëj seks.

Shkoi mirë, shumë mirë. Qëndrova në spital për rreth dy javë, në mënyrë që ta merrja veten. Më pas kalova tre muaj në krevat, nuk ngrihesha dot.

Bëja ushtrime vaginale për të zgjeruar tunelin e ri vaginal. Ishte një procedurë revolucionare në Athinë.

Vagina e re ishte e ngushtë dhe e vogël dhe më shkaktonte shumë dhimbje gjatë seksit dhe na u desh ta zgjeronim perineumin. Është ajo zona e vogël poshtë vaginës. Është lëkurë, inde dhe duheshin prerë për të zgjeruar hyrjen.

Pas kësaj isha mirë fizikisht, por nuk isha mirë emocionalisht. Është një barrë, diçka që nuk e heq qafe. Kisha partnerë që abuzonin me mua për këtë gjendje.

Nuk mund të kisha një marrëdhënie stabël për vite, për shkak të kësaj. Është një situatë e padurueshme. Të vjedh lumturinë, mentalitetin, shanset për një marrëdhënie të mirë dhe të qëndrueshme.

Të lë më një boshllëk që nuk mbushet dot. Epo kanë kaluar dhjetë vite. Sërish ndjehem keq, por nuk më vjen më turp. Ka qenë një rrugë e gjatë.

Kam kuptuar se nuk mund të ndryshoj, duhet të jetoj me këtë gjë. Vitet e para mendoja se isha e pavlerë.

Një mall i dëmtuar. Nuk ia vlente të më dashuroje. Isha një shpirt i humbur për shumë vite. Kjo të shkatërron jetën.

Luftova me depresionin, ankthin, sulmet e panikut, quajini si të doni. Më mësuan një leksion.

Edhe pse nuk besoj në Zot, besoj se kjo ishte një thirrje e fortë për zgjim- kurrë mos e merr diçka për të dhënë. U rilinda. Më dha një jetë të re, një identitet të ri.

Ndryshova ritmin e jetës sime. Përpara isha një adoleshente me ulje-ngritje. Pas kësaj u bëra e pjekur. U rrita shpejt. Jam falenderuese për këtë.

Kjo më bën këtë që jam sot si njeri. E jetoj çdo ditë siç është. Nuk bëj plane për të ardhmen pasi nuk e di nëse do jem gjallë.

Jo shumë njerëz e dinë këtë për mua. Doja ta mbaja sekret.

Nuk mund të flisja pasi njerëzit më shihnin me keqardhje. Kjo më bënte të ndjehesha akoma më keq.

Në Athinë, dhe në Greqi në përgjithësi, njerëzit janë mendjembyllur.

Ndonjëherë më dukej sikur isha në Mesjetë. Nuk mund të gjeja një grup mbështetës apo dikë për të folur në Greqi.Doja të flisja patjetër për këtë. Gjeta nja dy gra me këtë gjendje, por edhe ato u zhdukën se u vinte turp.

Do doja të bëhesha mama në një farë mënyre, biologjike, surrogato apo kujdestare.

Një nënë është jo vetëm ajo që të lind, por ajo që kujdeset për fëmijën.

Në këtë fazë të jetës, nuk po e mendoj, por ndoshta në të ardhmen do kem fëmijë. I dua fëmijët, do ta shohim. Është kaq çliruese të flasësh për këtë.

Dua të mbështes çdo grua që ka këtë gjendje, për shkak se e di se po kalojnë një ferr.

Shumë gra kanë kryer vetëvrasje për këtë. Është depresive. Kam gjetur forcën dhe kurajonën për shkak se dua të ndihmoj gratë e tjera në këtë gjendje pasi nëse nuk ndihmojmë njëra-tjetrën, kush do na ndihmojë? Më jep forcë kur flas për këtë. /Lajmi.net/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top