Connect with us

Lexuesi i indinjuar nuk përmbahet: T’i lutemi natyrës, se gjithçka tjetër është teatër mediatik

Video

Lexuesi i indinjuar nuk përmbahet: T’i lutemi natyrës, se gjithçka tjetër është teatër mediatik

Lexuesi i indinjuar nuk përmbahet: T'i lutemi natyrës, se gjithçka tjetër është teatër mediatikL. Çela

Vec-e-jona

56

Mesazhi i dërguar sot në JOQ.al është disi ndryshe nga të tjerët.

Shqetësimi i lexuesit tonë është problemi i përhershëm që ka Shqipëria, sa herë moti përkeqësohet dhe duket sikur "Zotat" nuk na duan. Faktikisht, realiteti dihet: janë politikanët përgjegjësit kryesorë të vuajtjeve tona të përvitshme.

Ja si e përshkruan djali në fjalë inatin e tij:

Mirëmbrëma, JOQ! Në radhë të parë uroj dhe shpresoj që natyra të na falë, edhe pse “e përdhunojmë” në çdo lloj forme të mundshme dhe më pas kërkojmë që “përbindëshat” që kemi lindur nga ky “përdhunim” të mos na vihen kundër… Jemi ne shkaktarët e parë dhe tashmë presim pasojat. Jemi ne ata që presim pemët, ata që vjedhim rërën, gurët e lumenjve apo ata që prishim dhe sheshojmë kodra apo shkurre… Dhe, pasi veshim xhaketën e parë të fajit, tashmë mbetet “palltoja” e fajit dhe ajo u përket atyre zotërinjve që çdo të enjte, ashtu si sot, mblidhen për të na dhuruar një teatër që nuk na pëlqen më. Ndoshta duhet të gjejnë aktorë të rinj… Dhe, pasi vendosin nga një qepë në sy, futen brenda dhe nisin të kuvendojnë dhe të na tregojnë se sa u dhimbset Shqipëria. Ajo Shqipëri nga e cila kanë larguar fëmijët e tyre. Ajo Shqipëri nga ku vjedhin sa të kenë mundësi. Ajo Shqipëri që u dhimbset vetëm për një teatër mediatik. Dhe, më falni, por kur sheh ato makina luksoze teksa lëvizin në ish-zonën e bllokut dhe dikë që po i bien tjegullat… ç'të thuash? Kur shihni dikë që është me listë borxhi për bukë në dyqanin e lagjes dhe dikë tjetër që derdh shampanjën në klubet e natës, atëherë e kupton se këtu disniveli është i frikshëm. Sigurisht, të gjithë do të donin të merreshin me punë të pista, por jo të gjithë do t’i kishin krahët e mbrojtur. Ata që mbështesin drogën, krimin dhe çdo shkelje tjetër, janë po aq kriminelë. Thonë që krimineli më i rrezikshëm është ai që mban kostum dhe jo ai me tuta dhe kapuç. Më falni që dola pak jashtë teme, por natyra është diçka nga e cila nuk shpëton dhe kusuret i merr ky popull. Për qeveritarët e keqja më e madhe është se do të udhëtojnë me helikopter. Këto ditë do të shihni drejtues vendi me çizme deri në gju duke ndihmuar popullin. Dihet, si përherë. Kryeministri do të ketë mundësi të na ofrojë një veshje të re mode, këtë herë, me kohë shiu, sepse çitjanet e famshme lagen shpejt… Të kthejmë sytë nga lart dhe të lutemi, t’i lutemi natyrës dhe t’i kërkojmë që të jetë zemërgjerë, siç ka qenë deri tani, sepse nëse i kthejmë sytë nga parlamenti, do të qeshim dhe qajmë njëkohësisht, për shumë kohë".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top