Video
“Libra falas për fëmijët në 9-vjeçare”, Basha habit me kërkesën ndaj Kuvendit
"Libra falas për fëmijët në 9-vjeçare", Basha habit me kërkesën ndaj KuvenditA. Shehaj
Lajme
Lulzim Basha, foto arkiv
Rreth dy ditë më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në parlament një amendament, në të cilin parashikohen tekstet shkollore falas për të gjithë fëmijët në shkollat publike, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Në propozimin e PD-së, të dërguar në Kuvend, shkruhet:
Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, thuhet në propozimin e PD të depozituar në Kuvend.
Ky amendament është iniciuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka propozuar disa herë në Kuvend idenë e tij, e cila është e bazuar në modelet e disa vendeve Europiane.
Patjetër, është një ide e mirë dhe u vjen në ndihmë shumë personave, duke marrë parasysh se çmimet e librave për mjaft familje që vuajnë në varfëri e skamje në vendin tonë, janë të papërballueshme, por le të qëndrojmë me këmbë në tokë.
Sa është e realizueshme nj gjë e tillë? A i ka kapacitetet dhe mirëqenien vendi ynë, në atë nivel që të mund të shpërndajë librat falas, sikurse ndodhte edhe në kohën e komunizimit?
Dhe nëse sipas Bashës, gjithçka është e përballueshme, pse nuk e bëri një gjë të tillë paraardhësi i tij kur ishte në pushtet?
JOQ.al