Connect with us

Lodra e re e Pushtetit: Si po i merr kryeministri fuqitë e Parlamentit

Video

Lodra e re e Pushtetit: Si po i merr kryeministri fuqitë e Parlamentit

Lodra e re e Pushtetit: Si po i merr kryeministri fuqitë e ParlamentitS. Bardhi

Lajme

Po të keni ndjekur zhvillimet e fundit nga politika që pas krijimit të qeverisë “Rama II” me gjasë do të keni vënë re terrenin që po fiton kryeministri në arenën e qeverisjes.

Ndonëse jemi Republikë Parlamentare, pushteti është po përqendrohet vetëm në duart e një njeriu të vetëm.

Në një analizë të titulluar “Lodra e re e Pushtetit: Si po i merr kryeministri fuqitë e Parlamentit”, revista Monitor shpjegon lëvizjet e fundit nga kryeministria.

Në pothuajse të gjitha herët, raportet ndërkombëtare i kanë dhënë demokracisë shqiptare statusin e një sistemi hibrid, i cili tenton të rrëshqasë drejt autoritarizmit. Gjithë këto vite kanë qenë të mjaftueshme për të vetëkorrigjuar defektet dhe për ta sjellë vendin në kushtet e një demokracie funksionale. Por koha duket sa nuk ka punuar për ne. Ndryshimet e pushtetit kanë sjellë të tjera trajta të shfaqjes së autoritarizmit.

Ditët e fundit ka një shqetësim të drejtë të disa grupimeve të biznesit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që ndryshimet e taksave mund të ndodhin me vendim kryeministri dhe jo si ligje që votohen e mbikëqyren nga Parlamenti.

Përfaqësuesi i Përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, ka pohuar në një intervistë për “Monitor” se “Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën e ligjeve të taksave. Ne e shikojmë si veçanërisht problematik faktin që përjashtimet mund të përfshijnë shërbime të tjera përveç akomodimit të ofruar nga hotelet dhe barazinë e tyre (p.sh., “status special”) nuk rregullohen në mënyrë të qartë. Përjashtimet e propozuara mund të jenë shkak që të rriten më tej mundësitë për evazion fiskal”. Lexo këtu.

Edhe Dhoma Amerikane, në komentet e saj për paketën fiskale ka theksuar: {Nga leximi i projektligjeve të propozuara si pjesë e Paketës Fiskale 2018, anëtarët e Dhomës janë të mendimit që këto projektligje përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 155 të Kushtetutës së Shqipërisë “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre, caktohen me ligj”} (Këtu).

Ky është një rast i pastër i deformimit të sistemit dhe demokracisë. Dobësimi i Kuvendit dhe rrëmbimi i funksioneve të tij është goditje ndaj republikës që të kthen pas shumë shekuj, atëherë kur mbretërit ishin zotat e tokës mbi çdo ligj.

Ne ende nuk e dimë pasi nuk ka asnjë shpjegim publik, sepse duhet bërë diçka e tillë për t’i vendosur taksat pa ligj. Por e dimë fare mirë se ndërhyrja jo me ligj për taksat në mbretëritë e mëdha të kohës në Angli dhe Francë, ka marrë fund përgjatë shekujve 18-19. Më parë, në monarkitë absolute, vetëm Mbreti kishte autoritetin që të vendoste taksë. “Unë jam ligji” thërriste Luigji XIV. Kjo që po bën sot Kryeministria është formë e tejkaluar, por që duket si një ambicie e për të ringjallur monarkët e për t’u rrëmbyer atyre skeptrin. A është kjo një çështje ambicie, ekspertize apo zgjedhjeje të gabuar ligjore dhe institucionale. Me dëshmitë e derisotme, vlerësojmë që Jo.

Sepse skeptri i Kryeministrisë ka nisur të përzgjedhë ata që duhet të qëndrojnë afër mbretit dhe të përfitojnë nga hija e tij. Nga ky skeptër shkarkohen disa e po përzgjidhen me një të trokitur disa të tjerë. Bien prefektët, në vend të tyre vijnë ish-ushtarakët, rrëzohen disa drejtorë e vijnë në turmë të tjerë. Edhe për taksat ky skeptër do të zgjedhë. Tek propozimet e reja për stimujt e ri fiskalë në turizëm, edhe FMN e ka paralajmëruar një rrezik të tillë (lexo në brendësi).

Ajo thotë se e ka të paqartë se a do të përftojë publiku apo vetëm një grupim i vogël.

Pra kjo që po ndodh nuk lidhet vetëm me kënaqësitë që të jep përqendrimi i pushtetit, por me aftësinë që ky pushtet monarkik ka për të diktuar jetën dhe suksesin e të tjerëve. Dhe të mos kemi iluzione, se këto skema me mbretëri absolute, janë si mbretëritë në Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë apo Norvegji. Thjesht kjo është një skemë qeverisje, që do të bjerë në kolaps sapo mbreti do të zbresë nga froni. Fatkeqësisht do të duhet t’ia nisim nga e para për të ndërtuar mbretërinë tonë të punës, drejtësisë dhe barazisë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top