Connect with us

“LSI-ja mund të shkrihet”, anëtarët nuk ia kanë idenë se çfarë do të ndodhë

Video

“LSI-ja mund të shkrihet”, anëtarët nuk ia kanë idenë se çfarë do të ndodhë

"LSI-ja mund të shkrihet", anëtarët nuk ia kanë idenë se çfarë do të ndodhëL. Çela

Lajme

LSI

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim luajti shumë fort në zgjedhjet e kaluara dhe u krijua ideja se do të ndikonte në formimin e qeverisë së re, por s'ndodhi kështu.

Ilir Meta humbi peshën e tij në politikën shqiptare dhe sot LSI-ja nuk është në qeveri për herë të parë pas tetë vitesh. Kjo ka ndikuar fort në strukturat e partisë.

Në medie nuk pasqyrohet hapur, por burime të besueshme të JOQ.al pranë drejtuesve më të lartë të saj shprehen se është krijuar një klimë aspak negative. Kryetarja e re e partisë, Monika Kryemadhi, nuk jep garanci me mënyrën se si drejton.

Fakti që Meta është bërë President shihet si një hap mbrapa prej simpatizantëve, sikur ai e ka braktisur partinë. Duke shtuar edhe faktet se shumë njerëz të punësuar nga LSI-ja në institucione shtetërore (dhe jo vetëm) janë në qiell të hapur dhe shumica janë shkarkuar, është shtuar doza e dyshimit.

Nga LSI-ja nuk ka asnjë sinjal të qartë për atë që do të ndodhë. Zhgënjimi është i madh. Për shembull, edhe ata të cilët janë përzgjedhur për të punuar në presidencë po mendojnë të shkëputen.

“Nuk shohim bereqet. Gjithçka duket e zymtë dhe e paqartë”, – shprehen disa prej tyre. Madje, ka edhe nga ata që parashikojnë shkrirjen e partisë apo diçka të tillë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top