Video
Lushnjari sulmon me thikë nënën dhe gruan, ngjarja në prani të fëmijës së mitur
Lushnjari sulmon me thikë nënën dhe gruan, ngjarja në prani të fëmijës së miturS. Bardhi
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Lushnjë, ku një 38-vjeçar ka kanosur me thikë familjarët e tij.
Në pranga ka rënë Blerim Q., banues në Fiershegan, i cili i është sulur me thikë gruas së tij F.Q. 29-vjeçe dhe nënës së tij S.Q. 59-vjeçe.
E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e tyre dhe në prani të fëmijës së mitur të çiftit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.
JOQ.al