Video
“Lutjuni Zotit ta kaloj”, çfarë thoshte 6 muaj më parë Dritan Prifti?
"Lutjuni Zotit ta kaloj", çfarë thoshte 6 muaj më parë Dritan Prifti?A. Shehaj
Lajme
Ditën e sotme ai mbylli sytë dhe u largua nga kjo botë. Pas një beteje të gjatë dhe një operacioni të fundit në Gjermani, Prifti la frymën e fundit në banesën e tij.
Mirëpo, rreth 6 muaj më parë, para nisjes së periudhës së zgjedhjeve të 25 qershorit, ai ka lënë një mesazh në rrjetet sociale për miqtë, të afërmit dhe personat që e ndiqnin.
Si një figurë politike, Prifti thoshte në atë kohë:
Përshëndetje miqtë e mi!
E di që jeni kuriozë të dini nëse unë do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushate. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.
Nuk dua të mërziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do dështojnë dhe do ri përsëriten shpejt. Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.
Unë nuk do votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës së demokracisë. Megjithatë askush nuk mendon për ju, nëse nuk mendoni për vetë. Nëse do votoni, bëjeni për interesin tuaj dhe askujt tjetër.
Ju përqafoj
Dritan Prifti
JOQ.al