Video
Makabre/ 9 trupa të copëtuar gjenden në shtëpinë e një 27 vjeçari
Makabre/ 9 trupa të copëtuar gjenden në shtëpinë e një 27 vjeçariA. Shehaj
Lajme
Mbi 9 trupa njerëzish të gjymtuar janë gjetur të pajetë brenda një apartamenti në periferi të Tokios, në Japoni.
Gjetjet makabre u bënë nga policia rajonale, pas një kërkimi që u zhvillua në shtëpinë e një personi pas zhdukjes së një vajze 23 vjeçare, me të cilën ai kishte shkëmbyer mesazhe në rrjetet sociale.
Personi, mosha e të cilit është rreth 27 vjeç, është pyetur nga policia dhe dyshohet se vajza mund të jetë mes trupave të pajetë që janë gjetur në banesën e tij.
Mbetjet e njerëzve janë gjetur në disa kontejnerë, ndërkohë që po vijojnë hetimet në lidhje me këtë rast tepër makabër.
JOQ.al