Video
“Mama kam frikë, po mbytem”, fjalët e fundit të 36-vjeçarit grek para se ta merrte rrjedha e ujit
"Mama kam frikë, po mbytem", fjalët e fundit të 36-vjeçarit grek para se ta merrte rrjedha e ujitF. Tenolli
Lajme
Një ngjarje tragjike gjatë përmbytjeve të djeshme në Greqi është publikuar nga mediat lokale.
Historia flet për njërin prej viktimave në përmbytjet në Mandra.
Giorgos Makarounas 36 vjeç, ishte baba i një fëmije. Ai pati fatin tragjik të mbytej pasi doli nga kamioni.
Vetëm disa çaste përpara se të vdiste, ai foli në telefon me mamanë e tij:
Mama kam frikë, po mbytem.
Ai mundi të dilte nga kamioni, por e mori rrjedha e ujit dhe linja telefonike u shkëput.
Nga përmbytjet janë shënuar deri më tani 15 viktima.
JOQ.al