Connect with us

Mamaja fut djalin e zhveshur në shtëpi, shokohet kur në mëngjes zbulon kush ishte

Video

Mamaja fut djalin e zhveshur në shtëpi, shokohet kur në mëngjes zbulon kush ishte

Mamaja fut djalin e zhveshur në shtëpi, shokohet kur në mëngjes zbulon kush ishteS. Shtjefni

Lajme

49-vjeçarja Juliet Jarvis këtë vit e filloi Halloween me një gafë që do ta mbajë mend gjatë.

Rreth orës 4:30 të mëngjesit ajo ka futur djalin 30-vjeçar në dhomën zhveshjes duke i dhënë atij dhe një jastëk për të fjetur.

Pasi i kishte dhënë jastëkun djali e kishte falenderuar duke pikturuar gjysmën e fytyrës së tij si një skelet.

Të nesërme pasi familja u zgjua si zakonisht burri i Jarvisit, Cliff zbuloi që djali të cilin e kishte futur tek dhoma e zhveshjes dhe që i kishte dhënë jastëk për të fjetur nuk ishte djali i saj.

Ai ishte një përson i huaj i cili quhej Marc Campfield ishte 29-vjeç, i cili nuk mbante mend se si kishte përfunduar në shtëpinë e saj.

E vetmja gjë që kujton ishte se kishte dalë nga një klub në Farnham, Surrey, ai ishte katër milje larg banesës së tij në Bordon.

Fillimisht, Campfield u përpoq të pretendonte se ishte një mik i Stewart, por e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje të largohej me të.

Djali tha për The Sun:

Unë u përpoqa t'iu thoja se unë e njohja djalin e tyre. Zonja më bëri një foto për t'ia dërguar djalit të saj. Nëse do e kishte parë foton atëherë unë do të isha rrahur."

Megjithatë, të gjithë e panë anën e argëtuese të kësaj historie. Julia solli një palë pantallona të djalit të saj dhe një bluze kështu që Marc mund të shkonte në qytetin e tij.

Znj. Jarvis shprehet se e pyetëm djalin: "A keni pirë mbrëmë?".

Zonja tregon se djlai ishte përgjigjur duke thënë:

Më duket se kam pirë, ne të gjithë filluam të qeshnim, burri im vrapoi në shtëpi dhe i dhuroi atij këpucët e veta. Kisha qëlluar në shtëpinë e dy njerëzve më të bukur. Ata ishin shumë të kuptueshëm."

Në profilin e saj të Facebook, znj. Jarvis shkroi për këtë ngjarje me humor:

Mendova se ishte e çuditshme që makina e Stewart nuk ishte jashtë dhe pak e çuditshme që ai do të dilte herët në mëngjes. Por ai dukej si djali im, ata nuk ndryshojnë shumë nga fytyra dhe flokët. Kur e preka duart e tij nuk ishin të pastra, por thash me vete: "Ah, po Stewart bën gjëra qesharake, do ta pyes kur të zgjohet".

Kështu e mbyll historinë qesharake Juliet Jarvis, duke thënë që kjo ngjarje duket si një film-komedi.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top