Video
Maqedonia miraton projektligjin për gjuhën shqipe
Maqedonia miraton projektligjin për gjuhën shqipeA. Shehaj
Lajme
Parlamenti në Maqedoni ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.
Në leximin e parë, ligjvënësit votuan 66 me 41 në favor të projektligjit, që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, me institucionet, komuna, spitale, gjykata.
Para votimit, ligjvënësi Ilija Dimovski, nga partia opozitare VMRO-DPMNE e ka përshkruar tekstin si jokushtetues dhe diskriminues ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve tjera.
Projektligji i propozuar duhet të kalojë më shumë lexime në legjislacion përpara se t’i dërgohet për nënshkrim presidentit, Gjorge Ivanov.
Kryeministri Zoran Zaev e premtoi këtë ligj kur formoi koalicionin me partitë shqiptare. Një veprim i tillë ka nxitur kritika nga VMRO DPMNE dhe të tjerët, që e kanë akuzuar Zaevin për tradhti të interesave kombëtare të Maqedonisë.
Ligji i tanishëm për gjuhët, e definon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo mban këtë status vetëm në vendet ku komuniteti shqiptar përbën mbi 20 përqind të popullsisë.
Shqiptarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, me 2.1 milionë banorë, shumica e të cilëve jetojnë në jugperëndim, afër kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.
JOQ.al