Video
Maqedonia na “vjedh” miqësoren, kombëtarja rrezikon një rival mediokër në nëntor
Maqedonia na "vjedh" miqësoren, kombëtarja rrezikon një rival mediokër në nëntorL. Çela
Sport
Lajmi i përhapur prej disa ditësh në medie për miqësoren që kombëtarja shqiptare do të luante me Norvegjinë më 14 nëntor rezulton fals.
E gjitha duket si mister, por është zgjidhur shpejt. Negociatat e Federatës Shqiptare të Futbollit me skandinavët duket se nuk kanë shkuar mirë dhe në fund nuk është arritur një marrëveshje, ndryshe nga sa pritej.
Për të kuptuar se lajmi ishte i pasaktë, mjafton të shohësh programin e publikuar nga Federata Norvegjeze për muajin nëntor. Dy sfidat e saj të ardhshme do të jenë me Sllovakinë dhe Maqedoninë.
Koha po e shtrëngon presidentin Armand Duka, i cili duhet të nxitojë, sepse rrezikojmë që kuqezinjtë të përballen me skuadra si Luksemburgu apo Andorra.
JOQ.al