Video
Maradonës i ikën mendja, kërkon burg për vajzën e tij
Maradonës i ikën mendja, kërkon burg për vajzën e tijK. Demiraj
Sport
Diego Armando Maradona dallohet si një njeri gjaknxehtë dhe që në inat e sipër mund të bëjë gjithçka. Legjenda argjentinase është gati të dërgojë në burg vajzën e tij, Gianninan.
Gjithçka lidhet me një çështje kundër ish-bashkëshortes, Claudia Villafane, e cila sipas Maradona-s ka fshehur nga pasuria e saj rreth 3.9 milionë euro.
Giannina ka ndihmuar nënën e saj për të ricikluar këtë shumë dhe për t’i dërguar në Uruguai në disa operacione bankare, raporton “AS”.
Por vajza e legjendës së futbollit ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke shkuar:
“I kam falur gjëra edhe më të këqija, ashtu siç do t’ia fal edhe këtë gjë. E përshëndes me dashuri dhe e falënderoj për faktin se falë tij kam zgjedhur si të jem në jetë”.
JOQ.al