Video
Masakra e Gjirokastrës/Fëmija i çiftit pa vrasjen e prindërve, autori u shpërfytyrua
Masakra e Gjirokastrës/Fëmija i çiftit pa vrasjen e prindërve, autori u shpërfytyruaA. Shehaj
Lajme
Aleko dhe Afërdita Kosta janë viktimat, bashkëshortë burrë dhe grua, të cilët ndërruan jetë pasi u qëlluan me armë mëngjesin e sotshëm në banesën e tyre, nga Apostol Kosta, djali i xhaxhait të Alekos.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa fëmija i tyre 15-vjeçar ka parë gjithë skenën.
Autori, Apostol Kosta, pas një debati të gjatë për pronën, ka shkuar mëngjesin e sotshëm në shtëpinë e viktimave, teksa ata ishin duke u bërë gati për në punë.
Aleko dhe Afërdita janë gjetur të vrarë në dhoma të ndryshme. Në banesë ka qenë edhe djali i të ndjerëve, në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Më pas, në gjendje të rënduar psikologjike, Apostol Kosta, brenda shtëpisë së viktimave, ka qëlluar edhe veten. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është tepër e rënduar. Apostoli është shpërfytyruar pasi është qëlluar me armë në pjesën e fytyrës.
Çifti që ngeli viktimë e kësaj ngjarjeje kishin qenë të dy të martuar më parë dhe prej disa kohësh kishin lidhur jetën bashkë. Martesa e Alekos me Afërditën kishte rezultuar një martesë e suksesshme. Ata shikoheshin shpesh herë bashkë në qytet dhe në festa të ndryshme, ku Aleko luante në saksofon, ndërsa Afërdita i qëndronte pranë dhe e shoqëronte.
JOQ.al