Video
Masakra e Lushnjes/ Familjet e viktimave do të marrin hak për gjakderdhjen
Masakra e Lushnjes/ Familjet e viktimave do të marrin hak për gjakderdhjenF. Tenolli
Lajme
Autorët e masakrës së Lushnjes e ndodhur më 11 tetor, ku mbetën të vrarë të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, nuk janë kapur ende.
Burime nga Prokuroria e Lushnjes për ABC news, kanë bërë me dije se familjarët e autorëve të dyshuar Leart Haxhiu dhe Orgest Bilbili kanë nisur procedurat për t’u larguar nga vendi.
Në qytet është përhapur fjala se familjet e viktimave do të marrin hak dhe kjo ka vënë në lëvizje të afërmit autorëve të dyshuar të masakrës.
Të njëjtat burime konfirmojnë se Klea Haxhiu, motra e vetme e Laert Haxhiut, autorit kryesor të dyshuar të ngjarjes, po kërkon azil.
20-vjeçarja ka nisur procedurat në Ministrinë e Jashtme, duke depozituar dokumentacionin e duhur. Që prej ditës kur ndodhi masakra e Lushnjës ajo ka braktisur studimet e larta në Tiranë.
Nuk është bërë me dije nëse është pranuar kërkesa nga ana e ministrisë sonë.
Edhe familjarë të Orgest Bilbilit, të dyshuarit tjetër të vrasjes së dy të rinjve, po tentojnë të njëjtën gjë, ndërkohë që momentalisht qëndrojnë në kontroll.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se mund të jenë fshehur Haxhiaj dhe Bilili.
Nga ana tjetër, familjarët e dy të dyshuarve janë paraqitur në prokurorinë e rrethit me pretendimin se po hidhen akuza të pabaza mbi fëmijët e tyre, sepse ata nuk janë autorët e vrasjes.
JOQ.al