Connect with us

Masakra në Lushnje/ Ky është detaji që zbulon implikimin e policisë me atentatorët

Video

Masakra në Lushnje/ Ky është detaji që zbulon implikimin e policisë me atentatorët

Masakra në Lushnje/ Ky është detaji që zbulon implikimin e policisë me atentatorëtG. Hasani

Lajme

Të dyshuarit kryesor në masakrën e Lushnjes, Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit, të cilët vranë dy të rinj dhe plasogën dy të tjerë janë ende në kërkim nga policia. Ndërkohë janë zbuluar detaje të reja që implikojnë në këtë atentat dhe policinë. Sipas ABC News, jo më kot u bë vizita blic e ministrit Fatmmir Xhafaj në komisariatin e Lushnjes ku paralajmëroi se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët që dyshohen se kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendgjarja.

Kjo pasi, dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë parë që atentatori, i cili qëndronte në timonin e makinës, nga ku u qëllua me kallashnikov, kishte në dorë një radio policie. Kjo e fundit mund t`i ketë ndihmuar atentatorët që të arratisen kollaj nga policia.

Ekzekutimi i tipit mafioz në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë Lushnje të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ka krijuar dyshime se tre atentatorët mund të janë ndihmuar ose favorizuar nga uniformat blu, pasi këta të fundit nuk reaguan në kohë.

Ndërkohë, pak pas masakrës së Lushnjes e ndodhur më 11 tetor, autorët e kishin menduar mirë se si do ti shpëtonin ndjekes së policisë. Ata dogjën automjet në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, ndërsa u gjetën dhe tre armë zjarri.

Vrasësit jo rastësisht kishin zgjedhur atë pikë për të humbur gjurmë. Tre janë rrugët, sipas policisë, që mund të jenë larguar Laert Haxhiu e Orges Bilbili dhe miqtë e tyre;

E para që të dërgon drejt rrugës naciole për te Ura Vajgurore e pastaj në qytetin e Beratit.

E dyta nga fshati Tashkëz, drejt Krutjes së Poshtme e më pas humb ndjekja, pasi ka shumë degëzimë rrugësh.

Pistë e cila po monitorohet imtësisht nga uniformat blu është nga fshati Cërraga, rrguë që lidhet me zonën e Dumres e më shkon në Belësh e përfundon në Cërrik.

Prej katër ditësh autorët e masakrës së Lushnjes janë personat e më të kërkuar në vend, duke angazhuar të gjithë strukturat e policisë së shtetit për kapjen e tyre.

kkkk

(Orges Bilbili dhe Laert Haxhiut, të dyshuarit për atentatin e Lushnjes)

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top