Video
Masakrohet me thikë studenti shqiptar në Itali, nëna e gjen në rrugë të mbuluar nga gjaku
Masakrohet me thikë studenti shqiptar në Itali, nëna e gjen në rrugë të mbuluar nga gjakuF. Gjoni
Lajme
Një student shqiptar është qëlluar me thikë pas shpine në një stacion autobusi pranë zonës së Modenas në Itali.
19-vjeçari nga Shqipëria, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë duke udhëtuar me autobus dhe mësohet se u ka kërkuar dy personave që kishte pranë të ulnin zërin e muzikës, ndërsa ata e kanë kundërshtuar.
19-vjeçari pasi ka zbritur nga autobusi është përballur sërish me dy refugjatët, njëri nga Azia dhe tjetri nga Europa Lindore, të cilët më pas e kanë qëlluar me thikë pas shpine, ndërsa janë larguar me shpejtësi, siç raportojnë mediat italiane.
Ka qenë nëna e tij e cila e ka gjetur të gjakosur dhe të shtrirë përtokë, ndërsa menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe Policia.
Djali është transportuar drejt qendrës spitalore ku mjekët janë duke e mbajtur nën vëzhgim ndërsa pohojnë se gjendja e tij është jashtë rrezikut por jetën.
Ndërkaq, policia është vënë në kërkim për kapjen e dy refugjatëve.
Stacioni i autobusit ku ndodhi ngjarja
JOQ.al