Video
Masakroi gruan me çekiç, motra e Besnikut: Ai bënte gjithçka për të, faji ishte…
Masakroi gruan me çekiç, motra e Besnikut: Ai bënte gjithçka për të, faji ishte…S. Shtjefni
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e të premtes duke zbardhur e shtuna, në një qytet të Italisë, ku një shqiptar ka masakruar me çekiç bashkëshorten, e cila kishte shkuar në disko me shoqet. Viktimë e dhunës është Trëndelina Habili.
Ajo kishte shkuar në disko me mikeshat e saj dhe aty është shfaqur burri, 55-vjeçari Besnik Habibaj. Ai e ka nxjerrë jashtë diskos dhe më pas e ka dhunuar. Aktualisht Trëndelina ndodhet në gjendje kome dhe po lufton për jetën në spital.
Për këtë ngjarje ka folur motra e Besnikut, Natalie Habibaj.
Ajo thotë:
Im vëlla i ka dhënë gjithçka gruas së tij. E ka dashur dhe besoj se e do akoma. Nuk e fal për atë që ka bërë. Kishte shumë mënyra për të vënë drejtësi. Tani humbi gjithçka. Duhet të them se im vëlla ka vuajtur shumë, ia kanë punuar si mos më keq. Shpresoj që e vërteta do të zbardhet dhe gjithçka do të mësohet."
Mëngjesin e sotshëm burri u paraqit para gjykatës. I mbrojtur nga avokati Marco Romagnoli, Besniku shfaqi shumë vështirësi për të folur, ndërsa për të u vendos masa e arrestit me burg.
Ai ka thënë vetëm se nuk e mban mend dhe nuk do të kujtojë çfarë ndodhi atë natë.
Kush është Besnik Habibaj?
55-vjeçari përshkruhet si një burrë punëtor, që kujdesej për familjen dhe që kishte kursyer e kishte mundur të blinte edhe një shtëpi në qendër të Pollenzës, ku edhe jetonte në Itali, bashkë me familjen.
Natalie tregon:
E donte shumë të shoqen. Mendonte gjithmonë për të e ndonjëherë edhe mua më quante Lina (shkurtimi i emrit të Trëndelinës). Bënte gjithçka për të".
Besniku ka shkuar 26 vite më parë në Itali, nga Durrësi. Fillimisht ishte vendosur në Frosinone dhe më pas ishte transferuar në Pollenza. Gjithmonë Trëndelina kishte qenë me të. Bashkë kishin dy fëmijë, vajza 21-vjeçare me emrin Refo dhe i biri 19-vjeçar, Denisi.
Sipas Natalies:
Besniku donte që fëmijët të studionin. A është një baba i keq se kishte këtë dëshirë? Bënte gjithçka për ta. U paguante të gjitha shpenzimet. I mbante më së miri".
Në fund të muajit gusht gjërat u përkeqësuan dhe ai u detyrua të ikte nga shtëpia, për shkak të një denoncimi në polici, ku akuzohej për dhunë në familje, veçanërisht ndaj bashkëshortes.
E motra tregon më tej:
Më thoshte se donte të shiste shtëpinë dhe të ndryshonte jetën. Mund të fitonte gjithçka, por tashmë është i humbur".
Për kunatën, Trëndelinën, Natalie shprehet:
I lutem Zotit t'ia dalë mbanë. Është shumë e re, vetëm 41-vjeçe. Të shpëtojë për veten dhe për fëmijët".
Avokati i Besnikut ka thënë ditën e sotme para prokurorëve dhe gjykatësve se klienti i tij shfaqte simptoma të rënda psikike dhe ka kërkuar mosarrestimin e tij, por shtrimin në spital./JOQ.al/
JOQ.al