Connect with us

Masakroi me thikë shqiptaren në Londër, dënohet me burg të përjetshëm 29-vjeçari

Video

Masakroi me thikë shqiptaren në Londër, dënohet me burg të përjetshëm 29-vjeçari

Masakroi me thikë shqiptaren në Londër, dënohet me burg të përjetshëm 29-vjeçariS. Bardhi

Lajme

Është dënuar me burgim të përjetshëm një 29-vjeçar në Angli i cili në muajin maj të këtij viti vrau me thikë shqiptaren Romina Kalaci, 32-vjeçe.

Vrasja makabër ka ndodhur në Queen’s Park të Londrës.

Mediat britanike bëjnë me dije se Noor Mohammad, 29-vjeç eshte shpallur fajtor per vrasjen e Romina Kalaci, 32-vjec, në shtëpinë e saj në Fernhead Road, më 22 Maj të këtij viti.

Vajza u gjet e vdekur një javë më vonë, pasi policia u detyrua ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë, përcjell "Panorama". Romina ishte me dy shtetësi, italo-shqiptare dhe jetonte në Britani që prej 2016 -ës. Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë edhe ne një website, mënyre nga e cila kishte rënë në kontakt edhe me vrasësin e saj.

I riu i kishte shkuar në apartamentin ku banonte shqiptarja dhe kishte marre me vete edhe një thikë kuzhine.

Viktima u gjet me plagë në kokë e në trup, dhe gjatë hetimit gjykatësi e cilësoi sulmin si “kafshëror”.

Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi.

Gjetja e trupit të saj u bë pas alarmit që dhanë fqinjët se kishin ndjerë erë të rëndë të vinte nga banesa e saj.

Në kohën e mbërritjes së policisë, telefoni i saj binte pa pushim, ndërkohe që rezultoi se vetem pak para se ta vrisnin ajo kishte biseduar me familjen.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top