Video
Masakruan me plumba dy të rinjtë në Lushnje, zhduken në Gjermani armiqtë e Aldo Bares
Masakruan me plumba dy të rinjtë në Lushnje, zhduken në Gjermani armiqtë e Aldo BaresF. Tenolli
Lajme
Në masakrën e Lushjës autorë të dyshuar ishin Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të cilët dyshoheshin të donin të hiqnin qafe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurtin.
Atentatorët e masakrës ku mbetën të vdekur të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.
Prokuroria e Lushnjes nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre, por mendohet se ata janë larguar për në Gjermani.
Kërkimet për ta kanë vijuar edhe në rrethin familjar, por prindërit e autorëve të dyshuar kanë deklaruar se nuk kanë patur komunikim me djemtë që pas atentatit.
Të dyja familjet e autorëve janë vënë në mbrojtje.
Një dyshim tjetër i mundshëm është se ata kanë kaluar kufirin me pasaportë false nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje, pasi në sistemin TIMS nuk figurojnë të kenë dalë nga Shqipëria.
JOQ.al