Video
Mashtrimi, Lewandowski paguan 23 mijë euro për dikë që nuk ekziston
Mashtrimi, Lewandowski paguan 23 mijë euro për dikë që nuk ekzistonL. Çela
Sport
Robert Lewandowski është mashtruar nga një njeri i paidenfikuar në Poloni.
Sulmuesi i Bayern-it ka dashur të shërojë një fëmijë 2 vjeç i sëmurë me kancer dhe ka paguar 23561 euro për trajtimin e tij në SHBA, por e gjitha ka rezultuar një mashtrim.
29-vjeçari e ka marrë vesh të vërtetën vetëm në korrik. Fëmija nuk ekzistonte, por vetëm një mashtrues tipik, i cili ka përfunduar pas hekurave.
Lewandowski është marrë në pyetje nga prokuroria në Wroslav, duke qenë se ka rënë pre e një krimineli të paskrupullt.
JOQ.al